SHOQATA E MJEKËVE PRIVATË NË RM
Lënda: Reagim
Lidhur me artikullin në gazetën ditore “Koha” me titull: “Ja profesionet më të
paguara në vend”, të datës 27.06.2011, fq. 2.
Shoqata e mjekëve privatë të RM fuqishëm i reagon ndaj artikullit në Koha, të datës
27.06.2011 dhe me argumente pohon se janë paraqitur të pavërteta lidhur me shumat që
marrin mjekët privatë si kompensim për kapitacionin. E para, të gjithë mjekët
privatë marrin 70% të kapitacionit çdo muaj dhe 3 herë nga 30%.
Kompensimi në para nuk është PAGA e mjekut, por kjo do të thotë se këto janë mjete
me të cilat duhet që, së pari të paguajnë pagat e të punësuarve (mjekëve), ku secili
është i siguruar në shumë të ndryshme, varësisht nga numri i pacientëve. Shuma është
përcaktuar në 100% për 2500 pikë * 50 denarë nga data 1 prill 2011 dhe është e
lejuar nga Fondi për mjekët që janë më tërheqës (atraktiv).
Pra, kjo është shuma e kapitacionit në rreth 2000 euro (€). Mirëpo, këtu hyjnë edhe
shpenzimet, të cilat janë: në qoftë se mjeku merr një pagë prej 500 eurosh dhe duhet
të paguajë 250 € për kontribute, për infermieren mjekësore 300 € dhe kontributet 200
€, kontabilisti 100 €, qiraja e hapësirës (objektit) 200-300 €, energjia e konsumuar
prej 250 €, ujësjellësi 30 €, higjiena 100 €, letër 100 €, theksimi (vendosja) e
firmës rreth 150 €, kostot për trajnim dhe edukime, seminare etj. Deri këtu, sheshtë
kapërcejnë shumën 2000 €, pastaj ku është terapia ampulare që e zbatojmë me
pjesëmarrje minimale, me ç’rast secila ordinancë shpenzon 200 deri në 300 € në muaj
dhe 90% e mjekëve nuk e plotësojnë maksimalen prej 2500 pikë. Mendojmë se numrat e
prezantuar në gazetë, ose janë shifra arbitrare ose nuk janë dhënë të saktë nga
statistika.
Gazetarët duhet të jenë profesionistë në punën e tyre dhe gjithmonë të punojnë në
interes të informacionit të duhur dhe të saktë për të mos shkaktuar imazhe të
gabuara për profesione të caktuara, ngase kështu mund të humbet respekti për
institucionin e mjekut amë.
Me respekt,
Kryetarja e Shoqatës së mjekëve privatë në RM
Dr. Lidija Çollakova Dervishova